As Ariana Grande, as Taylor Swift , por grupi koreano-jugor BTS për herë të pestë është vendosur në krye të klasifikimeve të Billboard Hot 100. Albumi i tyre i fundit “BE” i cili u publikua javën e kaluar, mund të cilësohet si një ogur shumë i mirë pasi ka arritur që të pozicionohet kështu në vendin e parë.

Në këtë album përfshihet edhe kënga e tyre Dynamite, e cila aktualisht renditet në krye të klasifikimeve muzikore si ndër më të mirat e momentit.

Aktualisht BE cilësohet si ndër 200 albumet më të mira në të gjithë botën. Në këtë mënyrë BTS ka lënë pas grupin legjendar të viteve 60 “The Beatles” .

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo që e bën BTS revolucionare është ambicia e tyre për të sjellë të veçantën në tregun ndërkombëtar. BE numëron aktualisht më shumë se 2.2 milionë klikime në Youtube.

Mund të cilësohet si diçka e pabesueshme por në këto dy vjet që grupi koreano-jugor ka në tregun ndërkombëtar kanë korrur suksese të jashtëzakonshme, duke u nderuar me shumë çmime si në American Music Awards etj.