Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe akuzon qeverinë se nuk po jep ndihmë familjeve shqiptare.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”, shkruan Basha.  

Kreu i opozitës shton se Shqipëria është një nga vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!

“Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”, citon Basha një pjesë nga raporti.

Numri një i opozitës shkruan se Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet dhe se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë.