Policia ka vënë në pranga shoferin e kamionçinës me gurë që ra dje në oborrin e shtëpisë së një 55 vjeçari në Bulqizë duke e goditur atë për vdekje. Ngjarja ndodhi në fshatin Shtushaj në Bulqizë. Policia e ka arrestuar shoferin 39 vjeçar me argumentin se nuk e kishte siguruar mirë automjetin e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Shtushaj, Bulqizë, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për shkak se nuk kishte siguruar mirë, automjetin e tij tip “Benz”, automjeti ka rrëshkitur dhe ka rënë në oborrin e banesës së shtetasit I. D., ku e ka goditur këtë shtetas dhe për pasojë shtetasi I. D. humbi jetën./abcnews.al