Janë kthyer në arrestime akuzat e tre personave që u sollën në polici pas denoncimit të një 22-vjeçareje se ishte viktimë e një përdhunimi në grup gjatë daljes nga panairi në Tyrnavos të shtunën.

Tre të arrestuarit akuzohen për përdhunim , ndërsa policia ka vënë në pranga edhe një tjetër shok të tyre që akuzohet për bashkëpunim.

Për shkak se katër të arrestuarit janë të mitur – të gjithë 16 dhe 17 vjeç – janë arrestuar edhe prindërit e tyre dhe pritet që të gjithë të dërgohen në Prokurori.

Sipas informacioneve nga mediat lokale, tre të arrestuarit janë banorë të Tyrnavos.
Sipas të njëjtave informacione, në “mikroskopin” e policisë ndodhen edhe dy të rinj të tjerë që trajtojnë rastin e “përdhunimit në grup “nga 4-5 persona” për të cilin u ankua 22-vjeçari.

22-vjeçarja në denoncimin e saj ka deklaruar se fillimisht është sulmuar nga këta persona teksa po dilte nga pazari i Tyrnavos për t’u kthyer në Larisa.
Sipas denoncimit të 22-vjeçares personat që e kanë sulmuar dhe dhunuar janë grekë.