Bayern i Mynihut konfirmohet në krye të Bundesligës gjermane.

Në javën e 9 të kampionatit, skuadra bavereze fitoi në transfertë në fushën e Stuttgart me përmbysje me rezultatin 3-1.

Stuttgarti mori avantazhin me golin e Coulibaly, por Bayern iu kundërpërgjigj duke shënuar 3 herë në portën e Stuttgartit me Coman, Lewandowski dhe Douglas Costa.

Bie Dortmundi që u mposht nga Këlni 2-1, ndërsa Leipzig fitoi 2-1 me Arminia Bielefeld dhe i merr vendin e dytë Dortmundit