Liverpooli nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e javës së 10 së Premier League në fushën e Brightonit.

Kjo sfidë, ashtu si edhe ato të kampionateve të tjera në Evropë, nisi me mbajtjen e 1 minute heshtje në nder të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona që u nda nga jeta pasditen e 25 nëntorit.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me Liverpool që mori avantazhin me Diogo Jotan, ndërsa në minutat shtesë Brighton barazoii me Gross që ktheu në gol një 11 metërsh të akorduar nga sistemi VAR.