Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka folur nga foltorja e Kuvendit për lajmin që bëri bujë në Shqipëri, por që më pas rezultoi se ishte i rremë.
Ka qenë Balluku ajo që e bëri të ditur për herë të parë në Shqipëri masën drastike që Zvicra do të ndërmerrte në kuadër të menaxhimit te krizës energjitike.
Balluku tha se ne deklaratën e saj për shtetit Zviceran, që dënonte me burg këdo që do të mbante mbi 19 gradë kondicionerin, iu referua artikullit të Daily Mail, duke mos ditur se nuk ishte i vërtetë
Për këtë ajo tha se Zvicra duhet të hedhe në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të mos thotë gjëra të tilla.
“I referohem Daily Mial, do ta dërgoj në Whatsapp. Kemi artikujt e Daily Mial. I duhet shtetit zvicerian të hedhë në gjyq Daily Mail dhe mos ta lejojë më të mos thotë gjëra të tilla. Dje pame në ekrane se çfarë thotë ministrja e mjedisit për dushet, mund të jetë gënjeshtër, por e ka publikuar BBC dhe CNN. Ne i referohemi burimeve prestigjoze”, tha Balluku./abcnews.al/