Burgjet i refuzojnë kërkesën e dytë për leje të posaçme Fredi Belerit. Beleri nga qelia ne Durrës bëri kërkesë per leje 4 orë. Beleri ka kërkuar leje për të shkuar në bashkinë e Himarës për t’u betuar si kryetar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ia ka plotësuar këtë kërkesë me argumentin që leja merret vetëm pë ceremoni mortore, provime apo sëmundje. Zoti Beleri nuk plotëson asnjë nga këto kushte.

Nga ana tjetër Beleri kërkon të zbatohet i njëjti standard që është zbatuar vite më parë me ish-deputetët Azgan Haklaj nga PD dhe Mark Frroku nga PS.

Beleri: Më takon leja siç mori Azgan Haklaj e Mark Frroku.

Burgjet: Sipas rregullores leja për semundje për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet, nuk plotësoni asnjë nga keto 3 kushte.

Beleri mbahet në burg pasi akuzohet për veprën penale të shit-blerjes së votës, pasi gjatë fushatës së 14 majit një nga bashkëpunëtorët e tij pagoi një person 400 mijë euro në këmbim to votave. Fredi Beleri kandidonte me anë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë Jorgo Goros së PS-së.