Ditën e sotme Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin I.XH 57 vjeç pasi ai kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij e cila më pas ka tentuar dhe vetëvrasjen.
Shtetasja G.L ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar medikamente por më pas ka marrë ndihmën mjekësore dhe është rikthyer në banesë.

Njoftimi i policisë:
Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. Xh., 57 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe G. L., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Si pasojë e dhunës së ushtruar, bashkëshortja e shtetasit G. L., ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar medikamente, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë.