Tom Holland do të rikthehet për të marrë pjesë në një tjetër trilogji të filmave Spider-Man

Spider-Man: No Way Home pritet që të jetë filmi mbyllës i trilogjisë së filmave aktual të Spider-Man, por Tom Holland me sa duket nuk do të ndalet këtu. Producentja e Sony, Amy Pascal, ka konfirmuar në një intervistë me Fandango se Holland do të rikthehet për të krijuar një tjetër trilogji të filmave Spider-man që do të zhvillohen sërisht nga Marvel Cinematic Universe.

Kjo nuk do të jetë hera e fundit që ne zhbillojmë një film me Marvel. Ky nuk do të jetë gjithashtu filmi i fundit Spider-Man. Ne po përgatitemi që të krijojmë një trilogji të re me Marvel dhe Tom Holland.” tha Pascal. “Marvel dhe Sony do të vazhdojnë më gjatë partneritetin e tyre.”

SpiderHaal.webp

Ndërkohë që mund të duket shumë i logjikshëm vazhdimi i këtij bashkëpunimi, situata nuk është kaq e lehtë, pasi ndryshe nga të gjithë superheronjtë e Marvel, të drejtat për personazhet e Spider-Man i mban Sony dhe jo Disney. Një marrëveshje mes dy kompanive në 2015 lejoi që personazhi të integrohej në serinë e filmave mjaft popullorë Marvel Cinematic Universe.

Megjithatë, e ardhmja e Spider-Man është e siguruar me Marvel Studios. Pascal shtoi gjithashtu se “ne të gjithë duam që t’i zhvillojmë filmat së bashku” kur u pyet se nëse personazhi shfaqet në filmat e prodhuara nga Sony.