Një burrë ka pozuar për një ‘selfie’ me bashkëshorten e tij në shtatëzani të vonë, disa minuta pasi se e ka shtyre në humnerë drejt vdekjes së saj, për të përfituar paratë e sigurimeve të jetës.

40 vjeçari Hakan Aysal, akuzohet se ka shtyre drejt vdekjes bashkëshorten e tij Semra Aysal, 32 vjeçe, teksa ishin për pushime në shkembin Lugina e Fluturave në juglindje të Turqisë, në qershor 2018. Zonja Aysal dhe fëmija e tyre i palindur të cilin ajo e kishte në bark prej shtatë muajsh, u vranë menjëherë pas rënies nga rreth 350 metra.

Imazhet e fundit të çiftit i tregonin ata të buzëqeshur në majë të shkëmbit në kohë me diell, disa momente para se të godiste tragjedia, për të cilën Aysal pretendon në gjyq se ishte një aksident. Por prokurorët thonë se ai kishte planifikuar vrasjen për të arkëtuar paratë e sigurimit personal ndaj aksidenteve të gruas së tij  me vlerë rreth 400,000 lira turke ( $35,000), për të cilat ishte përfitues vetëm ai.

Në padi thuhet se Aysal kishte kërkuar dëmshpërblimin pak pas vdekjes së bëshkëshortes, por pagesa u refuzua pas hapjes së hetimeve.

Prokurorët thonë se arsyeja e vetme që çifti qëndruan për gati tre orë në majë të shkëmbit ishte që ai të sigurohej që të mos kishte dëshmitarë rrotull. Pasi ishte bindur për këtë, burri qëllimisht kishte vrarë zonjën Aysal duke shtyrë nga humnera.

Aysal u arrestua nëntorin e shkuar për vrasje të qëllimshme, çka ai mohon. Ai tha në gjykatën e qytetit Fethiye: “Pasi bëmë një foto, gruaja ime futi telefonin në çantë. Më vonë ajo më kërkoi telefonin tim dhe unë shkova ta merrja por dëgjova një ulërimë prapa meje dhe gruaja ime nuk ishte më aty. Unë nuk e shtyva gruan time”.

Por në një video-intervistë të prezantuar në gjyaktë, vëllai i viktimës Naim Yolcu, tha: “Kur ne shkuan te mjekësia ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte i ulur më makinë. Familja ime ishte e shkatërruar nga dhibja ndërsa Hakan nuk dukej fare i trishtuar”.

Më tej ai shtoi: “Motra ime ishte gjithmonë kundë rmarrjes së huave, por kur vdiq ne mësuam se ishin tre hua të marra nga Hakan në emër të motrës time”.

Gjyqi vazhdon.

Top Channel