Policia ka gjetur trupin e një personi të futur në valixhe dhe të mbështjellë me ngjitës në sheshin “Federico Sacco” më Romë të Italisë.

Viktima është Luca De Maglie, 37 vjeç, i cili është banor në këtë zonë.

Policia ka ndjekur gjurmët e gjakut që nisnin nga kazani i plehrave në shtëpinë e tij, ku bashkëshortja dha dëshminë e tmerrshme.

Ajo kishte theksuar se për të i vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij.

Sipas saj, burri kishte vdekur nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.

Për hetuesit mbetet i dyshimtë fakti sesi gruaja, në pamje të parë shumë e dobët kishte arritur të transportonte trupin e burrit, me peshë rreth 90 kg.

Në trupin e tij nuk kishte shenja dhune dhe ajo siguroi hetuesit se kishte vepruar e vetme.

Megjithatë për policinë dyshimet shtohen pasi ajo nuk kishte telefonuar 911 pas vdekjes së burrit nga mbidozë.