Një fermer, Giorgio Meneghel, vrau gruan e tij, Daniela Cadeddu, dhe më pas thirri policinë për t’i treguar se çfarë kishte bërë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtunë në Itali. Paraprakisht dyshohet se sherri ka ndodhur pas një debati të fortë mes bashkëshortëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët që kanë bërë të mundur dhe arrestimin e burrit vrasës.

Britmat janë dëgjuar edhe nga fqinjët të cilët kanë telefonuar në 112. Gruaja, 51 vjeçe, është goditur vazhdimisht me sende të mprehta. Bashkëshorti i saj, 53 vjeç, aktualisht ndodhet në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se burri dhe gruaja menaxhonin një fermë me perime, por jetonin të ndarë, në të njëjtën ndërtesë, por në dy shtëpi të ndryshme.