Monika ka reaguar për debatin e Einxhel me Donaldin dhe këtë herë u përball me moderatoren. Monika pati debat me tone të larta pas spektaklit dhe u shpreh se historia u përmend jo për të sensibilizuar njerëzit, por për t’i vënë një damkë Donaldit dhe të tjerëve që kanë punuar për të.

Einxhel: Historia ime me prindin tim ju erdhi keq, por kur tregoj një histori tjetër që m’ka vrarë, përse s’të vjen keq?

Monika: Për çfarë të më vijë keq, që ti shkon në një punë edhe nuk kërkon një kontratë? Ku je ti në 2021-2020?

Einxhel: Po ik o Monika do më tregosh ti penalizimin. Iki unë se historia ime do më penalizojë. Nuk më plas fare nëse kam përmendur njerëz të tjerë.

Monika: Por për çfarë e nise ti këtë histori? Ti e nise për të sensibilizuar gjënë që të kanë bërë ty? Jo! Ti e nise për t’i dhënë një damkë atij dhe atyre njerëzve të tjerë.

Mbrëmjen e djeshme pati një debat tjetër mes Donaldit dhe Einxhelit, ku Donaldi kërkoi një shpjegim për hapjen e kësaj teme, por nuk mori përgjigje.