Ikja e Hakan Çalhanoglut nga Milani te rivalët e qytetit, Inter, nuk u prit aspak mirë nga tifozët kuqezinj, aq më tepër për faktin se rroga që mori aty ishte vetëm 1 milionë euro më shumë.
Gjithsesi, kuqezinjtë kanë afruar tashmë Brahim Diaz, talentin spanjoll të Realit të Madridit, të cilit i kanë besuar dhe fanellën numër 10.
Nga ana tjetër, turku Çalhanoglu mesa duket nuk ka mundur ta sigurojë dot fanellën me numër 10 të zikaltërve, e cila mbahet nga Christian Eriksen.
Dhe i sikletosur nga ky fakt mbase, Çalhanoglu është munduar të justifikojë arsyen pse mori fanellën me numrin 10.”Zgjodha numrin 20, sepse 10+10 bëjnë 20″, tha turku në një video.