Njëra prej tyre është pjesa pasardhëse e Call of Duty: Modern Warfare që u prezantua në 2019, ndërkohë që tjetra do të jetë “një eksperiencë e re Warzone”.

Është ende e paqartë nëse kjo eksperiencë e re Warzone do të jetë një update madhor apo një entitet më vete, dhe kompania nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë pyetje. Megjithatë, Activision po premton gjëra të mëdha. Në blog shkruhej se gamers-at duhet të përgatiten për një “evolucion masiv të battle royale me një hapësirë tërësisht të re loje dhe një modalitet të ri sandbox mode”.

Eksperienca e re do të zhvillohet nga Infinity Ward, studioja që ka krijuar më parë Modern Warfare, Infinite Warfare dhe Ghosts.

Activision tregoi gjithashtu se si do të përmirësojë eksperiencën aktuale në Warzone, e cila është kritikuar shumë për shkak të pranisë së bugs, exploits dhe hileqarëve.

Pas blerjes së Activision nga Microsoft për $68.7 miliardë, persona të ndryshëm u shprehën të frikësuar se kjo blerje do të bëjë që lojërat si Call of Duty do të jenë një ekskluzivitet i Xbox, mirëpo deklaratat e mëvonshme nga Microsoft sqaruan se lojërat nga Activision Blizzard do të vazhdojnë të mbeten në të gjitha platformat e ndryshme.