Media prestigjoze “TMZ” ka siguruar disa foto të tatuazhit në fjalë ku është parë teksa çifti kapnin duart së bashku në një nga momentet e shfaqjes televizive të reperes “Cardi Tries”. Tatuazhi ndodhej në duart e secilit dhe kur bashkohen duket sikur plotësohet një gjysmë, e cila kërkon gjysmën tjetër për t’u dukur perfekte. Një detaj shumë romantik nga ana e Offset është se ky tatuazh ishte planifikuar të bëhet vetëm nga ai, mirëpo ka këmbëngulur që një të tillë ta bëjë edhe Cardi B dhe sigurisht, ajo ka pranuar.

Ishte kjo hera e parë për Cardi B dhe Offset që realizojnë diçka të tillë simbolike në trupin e tyre. Një burim i afërt i çiftit tha se ishte artisti i njohur i tatuazheve Nikko Hurtado që ka realizuar “veprën” e bukur në duart e tyre. Padyshim, do ta përcaktonim këtë një dhuratë perfekte për  “Ditën e të Dashuruarve”. Ditën e nesërme do të keni mundësi ta shikoni këtë moment kaq special për çiftin e reperëve në serialin “Cardi Tries”.iconstyle