Komisioneri: Berishës i mungon vërtetimi nga gjykata e rrethit gjyqësor, dhe tjetra në emër të Lulzim Bashës, i nënshkruar nga Indrit Sefa. Mbetet vlerësimi juaj

Celibashi: Jemi para shqyrtimit të rregjistrimit të PD, përpara ka 2 kërkesa, një nga Berisha i cili thotë jam kryetar dhe kërkon rregjistrim kemi dhe një tjetër nga Basha. Jeni ju përfaqësues, ku kerkon rregjistrimin. Jemi në procesin për të rregjistruar PD.

Do të vlerësojmë se kush e ka dhe tagrin për të dërguar kërkesën, i Berishës si kryetar i PD nëse është kështu apo i Bashës si kryetar i PD nëse është kështu. Nuk po vendosim në këtë moment asgjë.

Në këtë dëgjesë do t’i dëgjojmë. Unë po ju jap fjalën ju. Nuk e ndajmë dot në mënyrë paraprake, se do konsiderohet sikur po e paragjykojmë.