E ardhmja e Armando Brojës, me shumë gjasa do të jetë larg Çelsit. Ylli shqiptar është lënë jashtë listës së klubit londinez për turneun amerikan. Blutë u sot drejt Los Anxhelos aty ku do zhvillojnë disa duele miqësore.

Emri i sulmuesit shqiptar nuk është në listë, duke lënë të kuptohet që e ardhmja e Brojës, me shumë gjasa do të jetë larg Çelsit.

I huazuar sezonin e shkuar te Sauthemton, Broja shënoi 9 gola me klubin e Premier League, duke tërhequr shumë klube të rëndësishme Europiane, që kanë shfaqur interes për shërbimet e shqiptarit. Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e Brojës.