Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen:

L.P., banuese në fshatin Shalës, Cërrik, pasi dyshohet se në fshatin Shalës, ka djegur disa barishte në pronën e saj dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, në pronësi të shtetasit Y.L.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Egnatia news