Thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën, se PD duhet të shohë nga e ardhmja pa një këmbë të ngecur në të shkuarën i është përgjigjur Edi Paloka. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, ka renditur një sërë arritjesh të PD-së në të shkuarën, për të cilat thotë se nuk mund të harrohen.

“Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!”,shkruan mes të tjerave Paloka.

Deputeti demokrat është një prej të pakta figurave që janë renditur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në betejën e tij me Lulzim Bashën, pas vendimit për të përjashtuar liderin historik të demokratëve nga grupi parlamentar.

Postimi i plotë i deputetit:

“E shkuara” e PD eshte histori suksesi , krenarie dhe lavdie per gjithe shqiptaret…!

E shkuara e PD eshte permbysja e komunizmit dhe hapja e rruges per demokraci!

E shkuara e PD eshte fitorja e pluralizmit ne Shqiperi.

E shkuara e PD eshte largimi i Shqiperise nga Lindja dhe rivendosja e mardhenieve me SHBA e partneret tane natyral, Perendimin!

E shkuara e PD eshte vendosja e ekonomise se tregut dhe lirise se biznesit ne Shqiperi!

E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.

E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!

E shkuara e PD jane keto dhe shume te tjera per te cilat jo vetem demokratet por dhe shqiptaret duhet te ndjehen krenare!

Prandaj ne demokratet jemi dhe shpresa e shqiptareve per te ardhmen sepse kemi pas nje histori te lavdishme nderkohe qe kundershtaret tane, ata qe qeverisin sot , kane nje te shkuar te zeze dhe nje te tashme po aq te zeze per shqiptaret!

Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!