Marrëveshja për emigrantët mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës është në fazat e saj përfundimtare.Sipas Downing Street, Rishi Sunak u takua sot me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar mbi këtë çështje.

Kryeministri britanik u tha gazetarëve se do të kishte më shumë detaje në javët e ardhshme, ndërsa zëdhënësi i tij zyrtar zbuloi se dy liderët kanë arritur në një dakordësi mbi marrëveshjen.

Kujtojmë se, mbi 40,000 emigrantë kanë mbërritur këtë vitnë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas raporteve të fundit, Macron dhe Sunak duan që të ndalojnë kalimin me gomone dhe në plazhe të shtohet numri i oficerëve të Forcave Kufitare.