Ish kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me skandalin me ish agjentin e FBI dhe takimet sekrete që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Pasi më herët Berisha e akuzoi se ka mbyllur gojën me zinxhir, duke mos folur në lidhje më këtë rast, kjo ka nxitur edhe Bashën të bëj një reagim të shkurtër në rrjete sociale.

“E drejta vonon por nuk harron”- shkruan mes të tjerash Basha teksa shton se me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët.

Postimi i Bashes:

E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive per shqiptarët