Një delegacion deputetësh nga Shqipëria, përfshirë Pandeli Majko, Enkelejd Alibeaj, Kreshnik Çollaku dhe Lavdrim Krashi ndodhen në Londër, ku do të realizojnë disa vizita zyrtare.

Bëhet me dije se gjatë kësaj vizite politikanët shqiptarë do të zhvillojnë takime me qeverinë dhe parlamentin britanik. Përpos këtyre takimeve, grupi i deputetëve do të realizojnë edhe takime me diasporën shqiptare atje.

Më herët Pandeli Majko ka postuar disa foto në Facebook, ku shkruan:

“Në Britaninë mike, në Londër… Me miq të mirë nga Hasi dhe me shumë! Po i japim lirinë njëri-tjetrit, që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…”