Home AKTUALITET POLITIKË Çfarë do bëjë tani që nuk është më deputet? Murrizi me plane...

Çfarë do bëjë tani që nuk është më deputet? Murrizi me plane të qarta: Do tallem dhe do shtoj ca kile

15

I mbetur jashtë Kuvendit për mandatin e ardhshëm, pasi nuk mundi që të mblidhte shumë vota në zgjedhjet e 25 Prillit, deputeti aktual Myslim Murrizi i ka të qarta planet për 4 vitet e ardhshme.

Ai është shprehur se tani do ti rikthehet jetës së tij normale, duke tallur të tjerët, dhe duke menduar që të shtojë disa kilogramë.

“Tani do bëj atë që kam bërë 30 vjet. 5 vjet kam bërë punë, pastaj jam tall e kam vënë kile. Kënaqem kur i degjeneroj. Fitoj kënaqësinë, kur u them korani, rrjepsi, gaforrja, gafurri. Sa për Bashën unë mendoj se ai është në pushtet, Unë në pushtet e shoh Lulin. Rehat është ai, se ka kërkuar ndonjëherë me ngulm pushtetin. Kur ishte ministër kishte një hyrje kat 14, tani i ka rruajtur nja dy vila”, tha Murrizi në emisionin “Të paekzpozuarit”.

Ndërsa i pyetur nëse do kthehet sërish te PD, Murrizi tha se “Unë jam 29 vjet aksioner te PD, dhe nuk i kam shit aksionet mia, por mi kanë marë pa gjyq dhe mund të kthehem se janë të miat”.