Ora ka kaluar 23:00 .
Ne Elbasan ligji gjen zbatim me raste !
Nje sy i verber e nje vesh i shurdher per zbatuesit e ligjit mbi qetesine publike , ndotjes akustike per mos folur per zbatimin e ligjit anti duhan !
Ne daten 5/3/2022 Policia e Shtetit doli me kete njoftim zyrtar :
Muzika ndalohet në çdo mjedis shërbimi pas orës 23:00. Ky rregull është përcaktuar në Urdhrin e Ministrit të Brendshëm nr. 284, datë 19.07.2021 “Për caktimin e orarit të ndalimit të muzikës”, në bazë të kompetencës që i ka dhënë në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 të ndryshuar me Aktin Normativ Nr. 23, datë 26.05.2021, në germën “a” të nenit 1 të të cilit përcaktohet se: “Orari i ndalimit të muzikës në mjediset e shërbimit përcaktohet rast pas rasti me urdhër të Ministrit të Brendshëm, pas rekomandimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi”.
Policia e Shtetit siguron opinionin publik dhe në veçanti subjektet e interesuara, se ka marrë të gjitha masat për zbatimin e detyrimeve ligjore në këtë drejtim.
Ne Elbasan strukturat ose nuk e kan mare kete njoftim ose e kane harruar .
Nderkohe qe ne clubet qe trajtohen ca te nenes ca te njerkes shkelet edhe :
Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 10/7/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar”, – ose të njohur ndryshe edhe si Ligji Anti-Duhan.
Te shpresojme se ky konstatim do sherbej per zgjimin e strukturave qe ligji mos zbatohet me raste .