Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë të armatosë Prishtinën. Por, kjo sipas tij po  bëhet sepse iu intereson.

“Pyetja ime për Perëndimin është shumë e thjeshtë, jo vetëm për britanikët që i armatosin me armë shumë të rrezikshme – a jeni të njëjtët që na kërkoni të respektojmë ligjin ndërkombëtar çdo herë dhe ju e shkelni atë çdo ditë. Për çfarë i armatosni? ‘A ju shqetëson fakti kur Serbia  armatoset dhe nuk ju shqetëson kur Kroacia bën të njëjtën gjë” pyeti presidenti.

Vuçiç vuri në dukje se Serbia ka respekt për NATO-n dhe KFOR-in por s’kanë pse shqetësohen sa herë armatoset Serbia, transmeton B92.

“Sa i përket armëve, edhe ne blejmë armë mbrojtëse kineze, për të cilat ata thoshin se ishin thërrime dhe pastaj u kujtuan se nuk ishin pikërisht thërrime. Ne kemi respekt për KFOR-in dhe NATO-n, por mos na pyesni pse po blejmë armë”, u shpreh Vuçiç.