Që prej datës 16 Dhjetor me vendim te Këshillit bashkiak, Inceneratori kaloi nën administrimin e Bashkisë së Elbasanit, ku puna për reciklimin e mbetjeve do te vazhdonte rregullisht. Teksa kanë kaluar më shumë se 6 muaj kur opozita dhe maxhoranca kryen një vëzhgim për të parë nga afër riciklimin dhe përpunimin e mbetjeve.

Diten e sotme Egnatia neës shkoi për të parë se si është situate e mbetjeve në Inceneratorin e Elbasanit, dhe pse televizioni nuk u pranua te hynte në ambientet e brendëshme, pamjet e marra tregojnë situatën e rëndë. Sapo afrohesh pranë Inceneratorit te Elbasanit ndeshesh me “malin” e plehrave të cilat kanë mbetur pa u recikluar.

Burime për Egnatia news bëjnë me dije se aparaturat e reciklimit kanë më shumë se 3 muaj që janë të fikura. Sipas banorëve të Bradasheshit që jetojnë pranë inceneratorit gjendja këtu është alarmate, ata shprehen për Egnatia news së ndotja është tepër e madhe, dhe era e rëndë ka detyruar banorët që të mos I hapin më dritaret. Shqetësim për ta mbeten fëmijët pasi për shakak të ndotjes rrezikohen nga infeksione. Banorët kërkojnë që Bashkia Elbasan të ndërhyje sa më shpejt për të normalizuar gjendjen pasi është alarmante./EGNATIA NEWS