Cristiano Ronaldo ka përfunduar para kohe stërvitjen e fundit.

Sulmuesi i Juventusit është në negociate për të kryer një transfertë të bujshëm në Premier League tek Manchester City.

Ronaldo ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme me bashkëlojtarët e Juventusit, por ka përfunduar para kohe duke u larguar kokëulur. Gazetari me burimet më të saktë për Juventusin, Romeo Agresti, ka postuar një video ku shihet Ronaldo duke u larguar nga stërvitja më herët.

Mbetet të shihet nëse CR7 do kalojë te Man City, apo portugezi ka ndonjë problem fizik.