Instagram po planifikon heqjen e shërbimit swipe up nga platforma, e cila bënte redirect drejt një linku sa herë njerëzit e përdornin atë. Duke filluar nga data 30 gusht, swipe up do të zëvëndësohet nga link stickers, pra njerëzit tashmë duhet të klikojnë mbi stickers për t’u drejtuar në linkun e caktuar.

Arsyeja se përse kompania po bën këtë zëvëndësim është “për të krijuar një eksperiencë të re në krijimin e stories dhe për të ofruar një kontroll më kreativ”.

Ky update vjen pas testimit të kryer nga kompania më herët gjatë kësaj vere. Në qershor, Instagram filloi testimin e këtyre stickers për disa persona të caktuar. E bukura e këtij update-i është se përdorimi i stickers-ave që ju drejtojnë në një link do të jenë tashmë të aksesueshme nga të gjithë përdoruesit, dhe nga ata që nuk kanë mbi 10,000 followers. Gjithashtu tashmë ju do të keni mundësinë t’i bëni reply personave që kanë publikuar një sticker në story, ndryshe nga më parë ku kjo mundësi nuk ekzistonte.

Në kohën e testimit, Vihal Nashai, drejtues në seksionin e produkteve të Instagram, pohoi se stickers i përshtaten mjaft mirë mënyrës se si përdoruesit e përdorin Instagram ditët e sotme.