Një aeroplan spiun rus raportohet se ka shkelur hapësirën ajrore të Danimarkës dhe Suedisë.

Lajmi është bërë me dije nga mininistri i Jashtëm danez Jeppe Kofod, i cili pohoi se aeroplani hyri në hapësirën ajrore të premten në mbrëmje në lindje të ishullit Bornholmit, përpara se të fluturonte në hapësirën ajrore suedeze.

“Ambasadori rus do të ftohet nesër në ministrinë e jashtme”, shkroi të dielën në Tëitter ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod, duke iu referuar një “shkeljeje të re ruse të hapësirës ajrore”.

Ministria e Jashtme suedeze njoftoi gjithashtu se ambasadori rus do të ftohet për konsulltime në Stokholm, “ka procedura të përcaktuara për këso lloj rastesh. Bëhet fjalë për thirrjen e përfaqësuesit të kombit të implikuar”.

Kofod shtoi se ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”, duke aluduar për agresionin në Ukrainë dhe rritjen e tensioneve me NATO-n.

Danimarka është anëtare e NATO-s, ndryshe nga Suedia e cila së bashku me Norvegjinë pritet të dorëzojnë kërkesën për anëtarësimin në aleancë gjatë muajit maj, duke hequr dorë nga statusi i neutralitetit.

Rusia nga ana tjetër ka kërcënuar këto dy vende nordike se do të përballen me pasoja të rënda nëse aderojnë në aleancën euro-atlantike.