Gazetarja e njohur sportit, Qeqa Krelani së fundmi është përfolur se është në një lidhje dashurie dhe ky lajm është konfirmuar.

Burime pranë “Prive” bëjnë të ditur se Qeqa është në një lidhje prej më shumë se një viti me një ish-futbollist të Kombëtares kuqezi.

Mësohet se ato aktualisht ata po e shijojnë lidhjen në privatësi, por nuk përjashtohet mundësia që ta zyrtarizojnë për publikun në një të ardhme.Për të gjithë ato që nuk e dinë, Qeqa është motra e këngëtares së njohur, Flaka Krelani.

Kujtojmë se ajo ka qenë e ftuar para disa vitesh në emisionin e Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”.

Qëndresa ka dalë për publikun shqiptar për herë të parë me motrën e saj, për të folur për punën e saj si moderatore sportive, por edhe për jetën private.

Gjatë një sekuence të publikuar në promon e emisionit, Qëndresa foli edhe për mashkullin e saj ideal, dhe gustoja e saj duket tepër befasuese:

“Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur! Mashkulli duhet të vijë era djersë”, shprehet ajo duke shkaktuar të qeshura në publik.