TIRANË  – Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka përplasur me makinë me vetëdije të plotë, një 32-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.

Mësohet se policia ka arrestuar shoferin 35-vjeçar, i identifikuar si E.K.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.