Home SHOWBIZ Çmim për mos të bërë më fëmijë; Harry dhe Meghan vlerësohen për...

Çmim për mos të bërë më fëmijë; Harry dhe Meghan vlerësohen për arsyen më të çuditshme

13

Një organizatë “Population Matters”, e cila merret me kufizimin e zgjerimit të familjes i ka dhënë një çmim çiftit Sussex për vendimin e të paturit  vetëm 2 fëmijë.

“Të kesh një familje më të vogël zvogëlon ndikimin tonë në Tokë dhe siguron një shans më të mirë për të gjithë fëmijët tanë, fëmijët e tyre dhe brezat e ardhshëm, të lulëzojnë në një planet të shëndetshëm. Ne e përgëzojmë dukën dhe dukeshën për marrjen e këtij vendimi të zgjuar dhe për pohimin se një familje më e vogël është gjithashtu një familje e lumtur”, thanë përfaqësues të shoqatës në një deklaratë.

Harry dhe Meghan janë shprehur për revistën “Vogue” se dëshira e tyre ishte vetëm për 2 fëmijë. Tani ata janë prindër të Archiet dhe Lilibet Diana.