Është djegur gjatë natës mjeti i Oficerit të Policisë Gjyqësore në Përrenjas, Pëllumb Radiçi.

Mjeti është djegur pranë banesës së Radiçit në fshatin Karkavec, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës.

Policia ka shkuar në vendin ku është djegur mjeti, dhe po heton mbi rrethanat e ngjarjes, dhe identifikimin e autorëve.

Vetë Radiç do të merret në pyetje, dëshmia e tij do të hedhë dritë mbi ndonjë konflikt të mundshëm që ai ka pasur për shkak të detyrës që mban.