Festat e fundvitit edhe këtë 2022 do të mbyllen të vobekta për pjesën më të madhe të qytetarëve elbasanas.
Tregtarët e paktë që kanë mbetur në tregun e shpendëve në Elbasan thonë se situata këtë vit duket e zymetë pasi njerzit nuk kanë para te blejne gjelin e detit.

Ata shprehen se ketë vit nuk ka rritje të çmimit dhe se aktualisht gjeli shitet me 900 – 1000 lekë kg.
Edhe pse festat jane rreth 3 jave larg shpresa per ti shitur te gjithe gjelat është thuajse e shuar.

Sa i takon rritjes së tyre këte vit iu ka kushtuar dyfish para.
Qeveria miratoi shpërblimin 5000 leke për pensionistët për fundvit por sipas fermerëve nuk mjafton për të blere gjdlin e detit.
Të njëjtin fakt e konfirmojne edhe vetë pensionistët te cilet thonë se rritja e çmimeve do ndikoj tek tryeza e fundvitit./