Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Biznesmeni vijon të jetë ende në kërkim dhe për këtë gjykata veçoi dosjen nga dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Balla që do të gjykohen në masën e arrestit në burg.

about:blank

Në tetor të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe mori të pandehur Taçin dhe 2 bashkëpunëtorët e tij për akuzat e “Pastrimit të parave”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet ka rezultuar se, Taçi, Balla e Lilo, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane të Cosa nostrës shumë e cila u sekuestrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri një vit më parë. Sipas SPAK, transferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë. Ndërsa prokuroria e posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në transfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. /abcnews.al