Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar 79 raste të reja nga 1,192 testime të kryera në 24 orët e fundit. Po në këtë hark kohor fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 30 në Tiranë, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.  Gjithashtu, bëhet me dije se 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Mars 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 50
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,192

Testime totale 1,776,780
Raste pozitive 273,608
Raste të shëruara 269,653
Raste Aktive 463
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 244
Vlorë 59
Fier 43
Gjirokastër 32
Berat 17
Elbasan 16
Shkodër 14
Durrës 13
Kukës 10
Korçë 6
Dibër 5
Lezhë 4