Home SPORT Covid-19 nuk fal askënd, infektohet edhe sulmuesi i Shqipërisë

Covid-19 nuk fal askënd, infektohet edhe sulmuesi i Shqipërisë

17

Ekipe të ndryshme europiane po përballen me mungesa të shumta për shkak të shpërthimit të një tjetër vale pandemie. Spezia ka regjistruar tre raste pozitive, dhe njëri prej tyre është Rey Manaj.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka filluar karantinën sapo ka marrë vesh përgjigjen e testit, teksa dy të infektuarit e tjerë janë Petko Hristov dhe Mbala Nzola.

Klubi italian bën të ditur se të tre futbollistët janë asimptomatik. Mendohet se lojtarët janë prekur nga virusi gjatë ditëve të pushimit për shkak të Krishtlindjes.

Rey Manaj gjeti disa herë golin në miqësoret përgatitore me Barcelonën, por më 31 gusht erdhi huazimi te bardhezinjtë e Spezias. 24-vjeçari lushnjar ka shënuar vetëm një gol këtë sezon në Serie A. Manaj ka luajtur 13 ndeshje me Spezian, nga të cilat gjashtë si titullar.