Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda është tronditur nga vdekja e parakohshme e fizioterapistit Ylli Mihali.

55-vjeçari nuk fitoi dot betejën me Covid pasi prej dy javësh ishte i shturar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë. Grezda ka postuar në Instagram një foto të Yllit me mbishkrimin: “U prehsh në paqe Yll. Njeriu me shpirt më të pastër që kam njohur”.

Ndërsa një një postim tjetër Grezda ka zbuluar edhe bisedën e fundit me të ndierin:
Mihali: Të marrsha të keqen, kështu të dua, do t’i shkelësh me këmbë prapë.
Grezda: Kismet zemra ime, të dua shumë dhe më mungon
Mihali: Kam besim te ty vllai, dhe mua më mungon, por jam i bindur që do takohemi shpejt

Ylli Mihali u prek rëndë nga virusi famëkeq megjithëse i kishte bërë 2 dozat e vaksinës Pfizer. Gjithashtu ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka i cili me një mesazh ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe në sportin shqiptar.