Cristiano Ronaldon dhe 100 milionë euro për Osimhen. Kjo është ideja e çmendur e Manchester United që ia propozon Napolit dhe në këtë mënyrë të gjitha palët janë të kënaqura.

Djajtë e kuq e kanë studiuar ofertën pasi në këtë mënyrë plotësojnë dëshirën e portugezit për të luajtur në Champions League, transferojnë një sulmues me peshë si Osimhen dhe kënaqin Napolin që kërkon nje shumë të majme për afrikanin.

Në marrëveshje është propozuar që për periudhën 1-vjeçare të huazimit, një pjesë të pagës 30 milionëshe ta paguajë Manchester për të mos e rënduar shumë arkën e Napolit.

Presidenti i klubit italian, De Laurentiis është dakort me këtë propozim dhe shumë shpejt mund të finalizojë detajet e marrëveshjes me agjentin e luzitanit.