Nëse ka një person që nuk di të ndalet së prodhuari hite në industrinë muzikore, ajo është padyshim Dafina Zeqiri. Ditën e sotme ajo ka publikuar papritur dhe pa asnjë paralajmërim një projekt të ri muzikor, që na fiksoi me dëgjimin e parë. Në fakt Dafina ka sjellë një remix të këngës “Pa ty” të Cricket dhe Muma në bashkëpunim me këta të fundit.

Ndërkohë prej kohësh fansat e Dafinës po presin publikimin e plotë të albumit të saj “Dafinë Moj”. Këngëtarja ka treguar se ky album është një nga projektet më të rëndësishëm të saj, sepse është shumë personal.

Në këtë album do të mësojmë shumë për jetën e saj, që deri më sot këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë. Dafina është rritur në një familje femrash, pa figurën atërore dhe jeta e saj kaqenë e mbushur me sfida. Të gjitha këto ajo ka premtuar se do t’i tregojë një më një përmes këngëve të albumit.