Home ELBASANI SOT VIDEO/DARKA FESTIVE KUSHTON SHTRENJTË

VIDEO/DARKA FESTIVE KUSHTON SHTRENJTË

29

Qytetarët : Nuk plotësojmë as produktet e shportës

Temperaturat ulën ,çmimet rriten ,qytetarët bëjnë llogaritë.

Si kjo zonjë janë me qindra të tjerë të cilët për të plotësuar shportën festive duhet të bejnë mirë llogaritë. Siç ndodh çdo vit

festat e fundvitit janë shoqëruar dhe me rritje të çmimeve të produkteve sidomos të atyre që kondiderohen pjesë e tryezës festive.

Rritja ndjeshëm e cmimeve dhe mungesa e të ardhurave nga ana tjetër ia kanë zbehur gëzimin shumë familjeve që e kanë jetesën të vështirë.

Kryesisht të moshuarit por dhe familjarë shprehen se cmimet e larta i kanë penguar te blejnë produkte për atë që njihet si darka festive e vitit të ri . Shumë prej tyre thonë se me të ardhurat që kanë perfshirë ketu dhe shperblimi i vitit të ri nuk i mjafton as për të blerë medikamentet që ju  nevoiten,  ndërsa produket simbolike të këtyre festave sic janë gjeli i detit apo mishi për ta konsiderohen edhe produkte luksi

Të tjerët thonë se rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në atmosferën festive pasi kuleta bosh nuk të lejon të festosh.