Fermerët e Peqinit rrisin më pak gjela këtë vit

Nisur nga humbjet e mëdha të pësuar një vit më parë këtë vit fermerët e Peqinit të cilët merren me mbashtrimin dhe rritjen e gjelave të detit rritën më pak shpendë , për këtë arsye ky fundvit duket se do të jetë më I mbarë sa I takon shitjes së tyre.

Edhe pse na ndajnë pak ditë nga festat e fundvitit tregëtarët thonë se shitje ka pasur por jo në pritshmëritë e tyre.

Për ata të cilët kanë  më shumë shitjet nuk janë të kenaqshme.

Ata që tashmë e kanë marrë gjelin thonë se paratë I kanë plotësuar me shumë sakrifica.

Për pensionistët të ardhurat nuk iu mjaftojnë,madje as shpërblimi I dhënë nga qeveri nuk mjafton për të blerë një gjel.

Këtë vit çmimi për kg I gjelit të detit varion nga 800-900 lekë.