Në Napoli askush nuk dëshiron të zgjohet, është koha për të shijuar këtë trofe që aq shumë i mungonte këtij qyteti, por presidenti De Laurentiis nuk dëshiron të ndalet këtu, tani premton edhe Champions League:

“Kur erdha këtu thashë që duhet 7 vite për të shkuar në Europë, më pas 10 vite për të fituar titullin në Serie A, ne thjesht e kemi përshpejtuar, tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta fitojmë sërish. Më pas është edhe Champions League. A do vijohet me Spalletti-n? Po, por më duhet t’i bëj një falënderim lojtarëve si Cavani, Higuanin, Lavezzi dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut ndër vite për të arritur te titulli”, u shpreh presidenti i Napolit