Devoll: Mjeti del nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë. Aksidenti i rëndë pak minuta më parë, mësohet se i dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit me targa AB007DC, me iniciale A.Ç.

Burime bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.

Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë. Priten detaje të tjera në vijim.