Reshjet e forta të dëborës kanë përfshirë një pjesë të territorit të vendit tonë gjatë ditës së sotme.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka parë nga afër situatën në Rrugën e Kombit, në dalje të tunelit në drejtim të Kukësit.

Reshjet e forta të dëborës shoqërohen nga era dhe e vështirësojnë lëvizjen në këtë aks rrugor. Shpejtësia maksimale e udhëtimit është rreth 30km/h dhe jo më shumë. Shumë prej makinave e kanë pasur të pamundur dhe janë detyruar të vendosin zinxhirët.

Në të gjithë këtë aks ka nisur puna e borëpastruesve për të larguar borën nga rruga në mënyrë që makinat mund të udhëtojnë normalisht.

Top Channel

Previous articleVotimet e 30 qershorit 2019/ Kryetari i PD në Shkodër, anëtarët e kryesisë dhe 10 qytetarë thirren në prokurori
Next articleRama takon qytetarët e Tiranës: Kullat në kryeqytet janë vepër arti, jeni më të pasur se në vitet 2000