Sot qenka dita e ditëlindjeve. Pasi iu zbuluam dedikimin e Elhaida Danit për partnerin, duhet t’ju paralajmërojmë se s’keni parë ende atë të Kledi Hysës për Evi Reçin.
Kjo e fundit feston sot ditën e lindjes, e partneri i saj u sigurua që ta uronte në mënyrën më të bukur, publikisht. Kledi, na zbuloi anën e tij romantike. Ai ka krijuar një kolazh me foto të Evit, ku krah tyre shkruan:
“Faleminderit që je shoqja ime e ngushtë, shpirti im binjak. Të dua çdo ditë e më shumë. Gëzuar ditëlindjen”
Kujtojmë se nuk ka kaluar shumë kohë që kur dyshja rrëfyeu se si u njohën dhe si ia dolën ta mbanin private marrëdhënien e tyre.
Kledi dhe Evi u takuan në një event në dhjetor të vitit 2021 dhe që nga ajo kohë janë bashkë
