PD u tërhoq nga gara për Kukësin duke bërë dy deklarata të ndryshme në Facebook.

Ndryshe nga deklarata e parë, në postimin e bërë disa minuta më pas, mungojnë disa paragrafë.

Paragrafët e fshirë në deklaratën e akuzojnë PL që drejton koalicion e opozitës se janë përfitues sipas tyre të pazareve dhe qokave të “rilindasve të Ramës”.

Në paragrafin tjetër, shkruhet se si demokratëve të PD-së, nuk u është marrë në konsideratë asnjë kërkesë për të cilat thonë se kanë pasur synim bashkimin e opozitës, ku shtojnë këtu dhe “komandimin nga Tirana”, gjë që thonë se bëhet për interes të Kryeministrit Rama.

PD Dega Kukës, pranon humbjen e 14 majit, si një rezultat të përçarjes së demokratëve.

Këto kanë qenë disa nga argumentet e tërheqjes nga gara, të cilat në deklaratën tjetër të postuar mungojnë.

Paragrafët e fshirë: Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

Megjithatë, në rrethanat kur PD , institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta,në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët.

Jo të gjithë patën të njëjtin vullnet me Partinë Demokratike. Duke anashkaluar dhe vullnetin e familjes së madhe të demokratëve të Kukësit, komandimi nga Tirana,në dëm të interesave të qytetarëve kuksianë, për të mbrojtur interesat e individëve dhe tregtarëve me oligarkët e Ramës po rrezikojnë një përsëritje të 14 majit.

Të gjithë ne, kemi humbur shumë prej frymës së konfliktit, përçarjes, unit dhe interesave të individit.

Ndaj në kushtet e krijuara pas “nxitimit’ me “primare” të paracaktuara dhe caktimit të kandidatit, Partia Demokratike është e përkushtuar pa asnjë rezervë dhe paragjykim , që të mos krijojë kushtet për një ndarje akoma më të thellë të demokratëve në dëm të qytetarëve të Kukësit.

Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.