Porteri i kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha do të nisë një aventurë të re në Serinë A italiane, pasi mësohet se sapo ka zbarkuar në Torino, për t’u bërë zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre.

Gardiani kuqezi ka kryer vizitat mjekësore gjatë paradites në stadiumin “Olimpico Grande Torino”, ndërkohë që, tani pritet vetëm zyrtarizimi.

Për Torinon është një operacion me kosto zero, pasi Berishës i ka përfunduar kontrata me Spalin. Te Torino ai gjen dy shqiptarë të tjerë, Mërgim Vojvodën dhe Samir Ujaknin, që të dy pjesë e Kosovës.

Përvoja dhe paraqitja e Berishës në sezonin e fundit i ka bindur drejtuesit e Torinos për ta afruar në skuadër. Për Berishën ka dalë garant edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.

fax